Ekonomi

Pas 25 vitesh në Izmir të Turqisë mbërrin anija e parë me udhëtarë nga Libia

Rifillimi i udhëtimeve me anije u realizua pas një periudhe 25-vjeçare me partneritetin nga Karanfil Group, Kevalay Turizm dhe kompania e Hekurit dhe Çelikut të Libisë (LISCO)

Halil Şahin   | 05.12.2021
Pas 25 vitesh në Izmir të Turqisë mbërrin anija e parë me udhëtarë nga Libia Foto: Lokman İlhan / AA

Izmir

Në kuadër të rifillimit të udhëtimeve me anije, pas një periudhe 25-vjeçare në qytetin Izmir të Turqisë ka mbërritur anija e parë me udhëtarë "Kevalay Queen" e cila ishte nisur nga qyteti Misrata i Libisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rifillimi i udhëtimeve me anije për pasagjerë u realizua pas një periudhe 25-vjeçare me partneritetin nga Karanfil Group, Kevalay Turizm dhe kompania e Hekurit dhe Çelikut të Libisë (LISCO).

Anija "Kevalay Queen" e cila u ankorua me 107 udhëtarë në portin Alsancak të Izmirit, u prit nga kreu i Këshillit të Biznesit Turqi-Libi të Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEİK), njëherësh kryetar i Shoqatës së biznesmenëve Turqi-Libi dhe Kreu i Bordit të Karanfil Group, Murtaza Karanfil si dhe të interesuar të tjerë.

Në një deklaratë për gazetarët, Murtaza Karanfil shprehu lumturinë për rifillimin e udhëtimeve me anije.

"Falë Memorandumit të Mirëkuptimit për Kufizimin e Juridiksionit Detar mes Turqisë dhe Libisë e cila u nënshkrua 2 vite më parë mes Turqisë dhe Libisë, tashmë dy vendet janë fqinj", tha Karanfil i cili vuri në dukje se me mendimin për të kontribuar për këtë fqinjësi kanë rifilluar udhëtimet me anije të cilat përfunduan në vitin 1996 për shkak të mungesës së interesit të mjaftueshëm.

Ai theksoi se anijet do të transportojnë udhëtarë, ngarkesë, mjete dhe se këto anije kanë kapacitet 500 shtretër, 700 vende për ulje të udhëtarëve dhe mund të transportojnë rreth 520 automjete.

"Anija në Izmir mbërriti për 3 ditë. Dje në Izmir kishte stuhi prandaj kishte vonesë një ditë. Ndërsa koha normale është dy ditë. Në të ardhmen këto udhëtime mund t'i shtojmë edhe në qytete të tjera. Në qytetet si Marmaris, Antalya, Stamboll, Bursa do të kontribuojnë në turizëm dhe në tregti ndërsa në disa qytete vetëm në turizëm", u shpreh Karanfil.

Libia ndodhet në një pozicion çelës të Afrikës dhe se ka një konsum mbi popullatën, tha Karanfil. "Libia do të luajë një rol të rëndësishëm në furnizimin e Afrikës i cili është një rajon që do të zhvillohet. Pozicioni gjeopolitik i Turqisë në logjistikë është shumë i rëndësishëm. Nëse kësaj i shtojmë edhe Libinë, kjo do të luajë një rol serioz edhe në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në produktet që hyjnë në Afrikë por edhe në produktet që do shpërndahen në botë nga Afrika. Ne kemi një marrëdhënie, një kulturë me Libinë që bazohet në 500 vite. Ne Libinë e shohim si një vend vëllazëror", potencoi ai.

Më tej Karanfil shtoi se udhëtimet janë planifikuar një herë në javë dhe se synojnë që udhëtimet t'i shtojnë në muajt e verës.

Kryetari i Bordit të kompanisë "Libya Kevalay", Mustafa Mecihi tha se janë të kënaqur që marrëdhëniet mes dy vendeve janë "bekuar".

Me fillimin e udhëtimit të anijes së udhëtarëve, autoritetet turke kanë siguruar çdo lehtësirë, tha Mecihi duke shtuar se "Kjo anije udhëtarësh do të zhvillojë marrëdhëniet dhe ne do të bëjmë më të mundurën".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın