Ekonomi

Përfundojnë tre të katërtat e tubacionit të gazit "Rrjedha Veriore 2"

Pas përfundimit, "Rrjedha Veriore" do të jetë me kapacitet për të transportuar gaz deri në 55 miliardë metra kub brenda vitit nga Rusia në Evropë

Gülşen Çağatay   | 26.08.2019
Përfundojnë tre të katërtat e tubacionit të gazit "Rrjedha Veriore 2"

Ankara

Aktualisht ka përfunduar 75 për qind e projektit të tubacionit të gazit "Rrjedha Veriore 2", njoftoi sot kompania "Rrjedha Veriore" përgjegjëse për ndërtimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pasi të përfundojë projekti, gazi natyror do të shpërndahet nga rezervat më të mëdha të gazit në botë, me rreth 1.230 kilometra nga Rusia për në Evropë.

Sipas deklaratës, pjesa e dytë e tubacionit do të ndjekë kryesisht rrugën e tubacionit të "Rrjedhës Veriore 1" me kapacitet për të transportuar 55 miliardë metra kub gaz në vit, mjaftueshëm për të furnizuar 26 milionë familje evropiane.

Në total prej 1.855 kilometra tubacioni është ndërtuar në Detin Baltik në ujërat ruse, finlandeze, suedeze dhe gjermane, thuhet në deklaratë. "Kjo korrespondon me 75 për qind të gjatësisë së përgjithshme të tubacionit binjak".

Të dy tubacionet tashmë kanë përfunduar në ujërat territoriale gjermane dhe ujërat finlandeze, thuhet në deklaratë.

Tubat e fundit janë ngarkuar në anije tubash gjatë verës në Suedi ndërsa depozitimi dhe logjistika vazhdojnë në qendrat finlandeze dhe gjermane, përkatësisht në Kotka dhe Mukran.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın