Ekonomi

OPEC dhe aleatët dakordohen të ulin prodhimin e naftës

Frenimi i prodhimit të naftës do të fillojë nga 1 maji

Övünç Kutlu   | 10.04.2020
OPEC dhe aleatët dakordohen të ulin prodhimin e naftës

Ankara

OPEC-u dhe aleatët e saj ranë dakord sot për të ulur prodhimin e tyre kolektiv të naftës së papërpunuar në 10 milionë fuçi në ditë deri në fund të tremujorit të dytë të 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendet e prodhimit të naftës OPEC të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe vendet jo-OPEC të udhëhequra nga Rusia, filluan takimin e tyre të 9-të të jashtëzakonshëm të OPEC-ut dhe jo-OPEC përmes Webinar të enjten. OPEC-u lëshoi një deklaratë në llogarinë e saj në Twitter sot në orët e hershme të mëngjesit.

Grupi i quajtur si OPEC-plus do të ul prodhimin e naftës së papërpunuar në 10 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga 1 maji deri më 30 qershor të këtij viti për një periudhë dy mujore.

Për gjashtë muajt në vijim, nga 1 korriku deri më 31 dhjetor, ulja e prodhimit do të jetë 8 milionë fuçi në ditë. Kjo do të përshtatet në një frenim prej 6 milionë fuçi në ditë për 16 muaj, nga 1 janari 2021 deri më 30 prill 2022.

Baza fillestare për shkurtimet e prodhimit të naftës do të jetë niveli i prodhimit të naftës së anëtarëve të OPEC-plus në tetor 2018. Arabia Saudite dhe Rusia do të aplikojnë shkurtimet bazuar në rezultatet e tyre prej 11.0 milionë fuçi në ditë.

Ndërsa marrëveshja aktuale do të jetë e vlefshme deri më 30 prill 2022 ndërsa vazhdimi i saj do të rishikohet në dhjetor 2021.

Anëtarët e OPEC-plus do të takohen më 10 qershor të këtij viti përmes Webinar për të përcaktuar nëse ka nevojë për ndonjë veprim tjetër që do të balanconte tregun e naftës.

Ulja e prodhimit në 10 milionë fuçi në ditë, e cila është shumë më e ulët sesa pritja e tregut prej 15-20 milionë fuçi në ditë, bëri që çmimet e naftës të mbeten të ulta.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent u ngjit në 33.87 dollarë për fuçi gjatë takimit të OPEC-plus të enjten për të përfunduar ditën në 32.84 dollarë për fuçi. Megjithatë, ajo ishte në 31.82 dollarë për fuçi në orën 05:00 (sipas kohës së Evropës Qendore) me një rënie prej 3.1 për qind.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u ngjit në 26.45 dollarë për fuçi të enjten për t'u mbyllur në 25.09 dollarë për fuçi, por ishte në 23.21 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë me një humbje prej 7.5 për qind.

Anëtarët e OPEC-plus nuk arritën të bien dakord më 6 mars në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë për të arritur një marrëveshje për frenimin e prodhimit për të mbështetur çmimet e naftës të cilat u ndikuan negativisht nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Për shkak të rënies së kërkesës globale të naftës dhe rritjen e furnizimit në botë, çmimet e naftës më 30 mars arritën nivelin e tyre më të ulët që nga viti 2002.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın