Ekonomi

Në 9 vite mbyllen 2.275 institucione kreditore në BE

Nga raporti për sektorin bankar 2018 të Federatës Evropiane të Bankave (EBF), mësohet se në 9 vite numri i institucioneve që japin kredi në 28 vendet e BE-së ka shënuar një rënie në masë të madhe

17.09.2018 - Përdıtësım : 18.09.2018
Në 9 vite mbyllen 2.275 institucione kreditore në BE

Bruksel

BRUKSEL (AA) - ATA UFUK ŞEKER

Në sektorin bankar të 28 shteteve në Bashkimin Evropian (BE), për 9 vite u mbyllën 2 mijë e 275 institucione kreditore, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që AA ka përpiluar nga raporti për sektorin bankar 2018 të Federatës Evropiane të Bankave (EBF), mësohet se në 9 vite numri i institucioneve që japin kredi në 28 vendet e BE-së ka shënuar një rënie në masë të madhe.

Teksa numri i institucioneve kreditore që vepronin në BE në vitin 2008 ishte 8.525 kjo shifër në vitin 2017 ka rënë në 6.250, ku sipas kësaj në 9 vite janë mbyllur 2.275 institucione kreditore që operonin në sektorin bankar të BE-së.

Po ashtu bëhet e ditur se Gjermania me 70 kryeson me numrin më të madh të institucioneve kreditore të mbyllura për vitin e kaluar, e cila ndiqet nga Italia me 65, Hungaria me 49, Austria me 43, Franca dhe Irlanda me 23.

- Rënie në numrin e degëve bankare dhe të punonjësve në sektorin bankar

Një tkurrje e ngjashme në sektorin bankar në BE është përjetuar edhe në numrin e degëve të bankave, ku në vitin 2008 në BE ka patur në total 237.702 degë bankare të cilat në fund të vitit 2017 janë regjistruar 183.418. Në këtë mënyrë numri i degëve të bankave për periudhën 2008-2017 është pakësuar me 54.284.

Edhe në numrin e personelit punonjës i cili ka qenë 3.26 milionë në vitin 2008 në 28 vendet anëtare të BE-së ka shënuar rënie duke arritur në 2.74 milionë në fund të vitit 2017.

Shuma e depozitave totale të ndërmarrjeve dhe familjeve në bankat e BE-së u rrit me 2.5 për qind në 2017 krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 16.3 trilionë euro. Nga kjo, 12.1 trilionë euro ishin nga 19 vendet e Eurozonës.

- "Pakësimi i degëve bankare si rezultat i përdorimit të teknologjisë"

Francisco Saravia, konsulent i politikave në Federatën Evropiane të Bankave është shprehur se "Numri i degëve të bankave në Evropë ka rënë për shkak të përdorimit më të shumtë të teknologjisë".

Duke kujtuar se rënia e numrit të degëve të bankave është e lidhur me rritjen e përdorimit të teknologjisë individuale, Saravia tha se "Norma e përdorimit të “internet banking” në BE ka qenë 29 për qind në vitin 2008, dhe ajo arriti në 51 për qind në vitin 2017."

Saravia vuri në dukje se rënia e numrit të punonjësve lidhet me zvogëlimin e numrit të degëve. Pasi ka shtuar se me rritjen e përdorimit të “internet banking” pritet vazhdimi i këtij trendi ai ka shpjeguar se konsumatorët përdorin pajisjet e meçura teknologjike në vend të që të shkojnë në degë".

Ndërsa në lidhje me pakësimin e numrit të institucioneve të kreditit në BE Saravia, tha se kjo ka ardhur si pasojë e bashkimit të bankave. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın