Ekonomi

Nordex pret rritje të shitjes, por paralajmëron për rrezikun e COVID-19

Performanca e biznesit të kompanisë në vitin 2020 i nënshtrohet një pasigurie të konsiderueshme ndaj sfondit të COVID-19, ka thënë Nordex

Ebru Şengül Cevrioğlu   | 24.03.2020
Nordex pret rritje të shitjes, por paralajmëron për rrezikun e COVID-19

Izmir

Prodhuesi gjerman i turbinave me erë, Nordex Group, pret një rritje të dukshme të shitjeve dhe një rritje të mëtejshme të fitimit operativ për vitin 2020, megjithëse paralajmëroi për rreziqet e koronavirusit të ri COVID-19, që do të pengojë shitjet dhe mundësinë për shpërndarjen e porosive, njoftoi kompania, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Grupi Nordex njoftoi sot se vitin 2020 e filloi të mbushur me porosi për turbina të reja me erë prej 5,5 miliardë eurosh, me 43 për qind më shumë se një vit më parë", tha prodhuesi gjerman.

Duke iu nënshtruar kohëzgjatjes së paparashikueshme të masave të marra në të gjithë botën për parandalimin e COVID-19 dhe ndikimin e saj ekonomik, Nordex parashikoi shitje të konsoliduara prej 4,2 deri në 4,8 miliardë euro për vitin aktual financiar.

Më tej shprehu optimizmin se shitjet në gjysmën e dytë të vitit 2020 do të tejkalojnë ato të gjysmës së parë.

Nordex pret që të ardhurat para interesave, taksës, zhvlerësimit dhe amortizimit (EBITDA) të jenë brenda një kufiri prej 160 deri në 240 milionë euro në vitin 2020.

Megjithatë, kompania paralajmëroi se në prapaskenën e COVID-19 performanca e biznesit e Grupit në vitin 2020 është ekspozuar një pasigurie të konsiderueshme, "e cila kryesisht vjen nga veprimet që tashmë janë marrë apo që duhet të merren në shumë vende për të parandaluar virusin, dhe nga vetë përhapja e sëmundjes".

Kompania theksoi se është akoma shumë herët për të vlerësuar përfundimisht pasojat e situatës aktuale, duke shtuar se ky udhëzim bazohet në pritjen e kompanisë që do të jetë në gjendje të përpunojë librin e porosive të saj në mënyrë efikase dhe pa asnjë ndërprerje të materiale pavarësisht nga masat aktuale dhe masat e mundshme që do të merren në të ardhmen për të parandaluar COVID-19.

"Nëse ndodhin ndërprerje të rëndësishme për shkak të pandemisë, ndoshta do të nevojitet një korrigjim", u theksua më tej.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın