Ekonomi

Nafta e papërpunuar fillon javën me çmim gati të pandryshuar

Shkurtimet e prodhimit të naftës nga OPEC dhe Rusia, bashkë me sanksionet mbi Iranin dhe Venezuelën, janë nga shkaqet kryesore që kanë çuar në rritjen e çmimeve të naftës së papërpunuar

Gülşen Çağatay   | 15.04.2019
Nafta e papërpunuar fillon javën me çmim gati të pandryshuar

Ankara

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent ka filluar javën e tregtimit me një ulje të butë nga e premtja, dhe aktualisht shitet me 71.49 dollarë për fuçi, ndërkohë që marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) shitet me 63.58 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Të premten, kur u mbyll java e tregtimit, Brent shitej me 71.73 dollarë për fuçi, ndërsa WTI 64.62 dollarë për fuçi.

Shkurtimet e prodhimit të naftës nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe Rusia, bashkë me sanksionet mbi Iranin dhe Venezuelën, janë nga shkaqet kryesore që kanë çuar në rritjen e çmimeve të naftës së papërpunuar të cilat javën e kaluar lëviznin mes 70 dhe 72 dollarë për fuçi.

Ndërkohë, numri i puseve të naftës në SHBA është rritur në 833, flasin të dhënat e lëshuara nga kompania e naftës Baker Hughes, megjithatë, pavarësisht rritjes, rreziqet gjeopolitike në Libi dhe sanksionet ndaj Iranit dhe Venezuelës po mbajnë lart çmimet e naftës.

Sanksionet amerikane mbi Iranin dhe Venezuelën, kanë bërë që të bie sasia e prodhuar në këto dy shtete, për çka totali i prodhuar nga këto dy shtete pritet të jetë më i ulët për 1.76 milion fuçi në ditë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın