Ekonomi

Ministri turk, Elvan: Prioriteti ynë kryesor në 2021 është arritja e stabilitetit të çmimeve

"Prioriteti kryesor në vitin 2021 është arritja e stabilitetit të çmimeve", tha ministri i Thesarit dhe Financave, Elvan

Merve Özlem Çakır  | 01.03.2021 - Përdıtësım : 01.03.2021
Ministri turk, Elvan: Prioriteti ynë kryesor në 2021 është arritja e stabilitetit të çmimeve

Ankara

Ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Lütfi Elvan tha se Turqia është një ndër vendet e rralla që ka përmbyllur me rritje vitin 2020, të ndikuar nga kriza globale shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Elvan, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, vlerësoi shifrat e ekonomisë për vitin 2020, të publikuar nga Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).

Ai tha se vendi i tij është një ndër vendet e rralla që ka përmbyllur me rritje vitin 2020, vit i vulosur nga kriza globale e shëndetësisë.

"Prioriteti kryesor në vitin 2021 është arritja e stabilitetit të çmimeve", tha Elvan duke shtuar se: "Politikat tona për të luftuar inflacionin do të hapin rrugën e një investimi, prodhimi dhe rrugën e rritjes më cilësore dhe të qëndrueshme".


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın