Ekonomi

Mbështetja financiare e vendeve arabe për Palestinën ulet me rreth 82 për qind

Ministria palestineze e Financave tha se ka rënë në 38.1 milionë dollarë mbështetja që vendet arabe kanë dhënë për Palestinën në periudhën janar-gusht 2020

Mohammad Farid Mahmoud Abdullah,Hacer Başer   | 18.10.2020
Mbështetja financiare e vendeve arabe për Palestinën ulet me rreth 82 për qind

Ramallah

Grantet dhe ndihmat që vendet arabe kanë dhënë për Palestinën janë ulur me 81.6 për qind në 8 muajt e parë të vitit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Financave tha se ka rënë në 38.1 milionë dollarë mbështetja që vendet arabe kanë dhënë për buxhetin e Palestinës gjatë periudhës nga janari deri në gusht 2020.

Për të njëjtën periudhë në vitin e kaluar grantet dhe ndihmat që vendet arabe dhanë për buxhetin e Palestinës u deklaruan në 198.33 milionë dollarë.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në ceremoninë e mbajtur muajin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë për normalizmin e marrëdhënieve mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, kërkoi nga vendet e pasura që të mos kryejnë pagesa për Palestinën.

Ministri palestinez i Financave, Shukri Bishara në një deklaratë muajin korrik tha se disa vende vëllazërore kanë pezulluar grantet dhe ndihmat për buxhetin e Palestinës pa treguar ndonjë arsye.

Bëhet e ditur se buxhetet e vendeve të Gjirit u ndikuan negativisht për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe koronavirusit të ri (COVID-19) i cili ndikoi në ekonomitë e të gjitha vendeve të botës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın