Ekonomi

Marrëveshja e demarkacionit detar ka rritur me 43 për qind tregtinë midis Turqisë dhe Libisë

"Distanca e shkurtër me Evropën, kostot e ulëta, lidhja me 56 vende afrikane e bëjnë Libinë kritike për Turqinë", tha kreu i Këshillit të Biznesit Turqi-Libi, Murtaza Karanfil

Abdulselam Durdak  | 26.11.2021 - Përdıtësım : 27.11.2021
Marrëveshja e demarkacionit detar ka rritur me 43 për qind tregtinë midis Turqisë dhe Libisë

Stamboll

Tregtia dypalëshe midis Turqisë dhe Libisë është rritur me 43 për qind në 2.3 miliardë dollarë në dy vitet e fundit pavarësisht pandemisë falë marrëveshjes së kufijve detarë të nënshkruar nga palët, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Këshillit të Biznesit Turqi-Libi në Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë, Murtaza Karanfil sot deklaroi se vëllimi i tregtisë dypalëshe pritet të arrijë në 3 miliardë dollarë për herë të parë në fund të këtij viti.

Marrëveshja e regjistruar nga OKB-ja synon të mbrojë të drejtat dhe interesat jo vetëm të Turqisë, por edhe të Libisë, tha ai.

"Mbështetja e Turqisë siguron pavarësinë e Libisë dhe paqen e brendshme. Turqia duhet t'i kushtojë rëndësi marrëdhënieve me Libinë për të mbrojtur ligjin në Mesdhe, Egje dhe Qipro", shtoi ai.

Libia ka rëndësi strategjike pasi ndodhet në një distancë detare 3-ditore nga Turqia dhe ka një lidhje rrugore me 56 vende afrikane, nënvizoi ai.

"Një distancë e shkurtër detare me Evropën dhe kostot e ulëta të karburantit, pasurive të paluajtshme, transportit dhe qirasë e bëjnë Libinë shumë të rëndësishme për ne", tha Karanfil.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın