Ekonomi

Makina më e shtrenjtë në botë: Një Mercedes-Benz i rrallë shitet për 135 milionë euro në ankand

Bëhet fjalë për një Mercedes-Benz 300 SLR "Uhlenhaut Coupe" i vitit 1955, i cili iu shit një koleksionisti privat dhe ishte një nga dy prototipat e prodhuara nga departamenti i garave Mercedes-Benz

Övünç Kutlu   | 20.05.2022
Makina më e shtrenjtë në botë: Një Mercedes-Benz i rrallë shitet për 135 milionë euro në ankand

Ankara

Një Mercedes-Benz jashtëzakonisht i rrallë dhe i vjetër u shit për një çmim rekord prej 135 milionë euro në një ankand, duke u bërë makina më e shtrenjtë në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç ka bërë të ditur kompania ndërkombëtare e ankandit të makinave klasike me bazë në Kanada "RM Sotheby's", bëhet fjalë për një Mercedes-Benz 300 SLR "Uhlenhaut Coupe" i vitit 1955, i cili iu shit një koleksionisti privat dhe ishte një nga dy prototipat e prodhuara nga departamenti i garave Mercedes-Benz.

Makina u shit në një ankand në Gjermani më 5 maj.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se automjeti i emëruar sipas krijuesit dhe inxhinierit kryesor Rudolf Uhlenhaut, shpesh shihet si "makina më e bukur në botë", "një nga xhevahiret më të mëdha të historisë së automobilizmit" dhe "një nga shembujt më të mirë të inxhinierisë dhe dizajnit të automobilave" nga ekspertët dhe entuziastët e automobilave në mbarë botën.

Automjeti si bazë kishte makinën e suksesshme W 196 R Grand Prix që fitoi dy kampionate botërore e drejtuar nga Juan Manuel Fangio, shoferit legjendar argjentinas të makinave të garave që dominoi dekadën e parë të garave të Formula 1 duke fituar pesë herë Kampionatin Botëror gjatë viteve 1950.

300 SLR kishte motorin e tij të zmadhuar në 3.0 litra për garat e makinave sportive, i aftë të arrijë shpejtësi maksimale prej pothuajse 290 kilometra në orë, duke e bërë atë një nga makinat më të shpejta legale rrugore të epokës së saj.

Çmimi e bën atë makinën më të vlefshme të shitur ndonjëherë në një ankand, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 48,4 milionë dollarësh të paguar në 2018 për një Ferrari 250 GTO të vitit 1962 në një ankand RM Sotheby.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın