Ekonomi

"Lulëzojnë eksportet e produkteve iraniane jo të naftës"

Vendi synon rritjen e prodhimit kombëtar pas rënies së shkaktuar nga COVID-19

Sibel Morrow  | 20.05.2020 - Përdıtësım : 21.05.2020
"Lulëzojnë eksportet e produkteve iraniane jo të naftës"

Ankara

Kreu i Bankës Qendrore të Iranit, Abdolnaser Hemmati deklaroi se eksportet e produkteve jo të naftës kanë marrë një vrull dhe po lulëzojnë pas rënies për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në vend, njoftoi sot Agjencia iraniane e lajmeve (IRNA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Komentet e Hemmatit në llogarinë e tij në Instagram erdhën pas një takimi mbi planet e qeverisë për të zgjeruar eksportet e produkteve jo të naftës dhe për sigurimin e këmbimit të huaj për importet e vendit në vitin 2020.

Ai tha se gjatë takimit ishte paraqitur raporti mbi parashikimin e shkallës së eksporteve të produkteve jo të naftës me fokus shtetet fqinje.

Pas rënies së shkaktuar nga pandemia e COVID-19 në vend, Hemmati theksoi një rritje të pritshme të prodhimit kombëtar duke parandaluar importet e panevojshme dhe me zhvillimin e eksporteve të produkteve jo të naftës.

Për shkak të COVID-19, kërkesa globale për naftë vazhdon të mbetet e dobët, duke bërë presion në rënien e çmimit të naftës së papërpunuar.

Çmimi i standardit ndërkombëtar të naftës së papërpunuar Brent ishte mesatarisht 63 dollarë për fuçi në tremujorin e parë të vitit 2019, por kjo mesatare ra në 50 dollarë për fuçi në të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke treguar një ulje prej 20.6 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.