Ekonomi

Lufthansa humb në gjykatë për të bllokuar grevën e ekuipazhit të kabinës

Sindikata e Punës UFO të hënën bëri thirrje për një grevë 48-orëshe më 7 dhe 8 nëntor lidhur me mosmarrëveshjen rreth pagave dhe kushteve më të mira

Ayhan Şimşek   | 06.11.2019
Lufthansa humb në gjykatë për të bllokuar grevën e ekuipazhit të kabinës

Berlin

Kompania ajrore gjermane Lufthansa nuk ka arritur të fitojë në vendimin e përkohshëm të një gjykate në Frankfurt për të ndaluar grevën e ekuipazhit të kabinës të planifikuar për të enjten dhe të premten, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i kompanisë u tha mediave lokale të mërkurën se Lufthansa tani është duke parashtruar një apel kundër vendimit të Gjykatës së Punës në Frankfurt për të parandaluar grevën.

"Ne jemi duke punuar me shpejtësi maksimale rreth një plani të veçantë fluturimi për të enjten dhe të premten që do të publikohet të mërkurën", tha kompania në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Pasagjerëve të cilët tashmë kanë prenotuar fluturime me Lufthansa në dhe nga Frankfurti ose Mynihu, me nisje më 7 ose 8 nëntor, iu ofrua ricaktim falas.

Sindikata e Punës UFO të hënën bëri thirrje për një grevë 48-orëshe më 7 dhe 8 nëntor lidhur me mosmarrëveshjen rreth pagave dhe kushteve më të mira.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın