Ekonomi

Lufta tregtare SHBA-Kinë do të zvogëlojë rritjen globale

Taksa prej 25 për qind të cilën SHBA-të e zbatojnë ndaj importit në vlerë prej 300 miliardë dollarë nga Kina do të shkaktojë që rritja globale ekonomike në vitin 2020 të zvogëlohet me 0,4 për qind

Gökhan Kurtaran  | 26.06.2019 - Përdıtësım : 27.06.2019
Lufta tregtare SHBA-Kinë do të zvogëlojë rritjen globale

Londër

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive "Fitch Ratings", njoftoi se lufta tregtare SHBA-Kinë do të zvogëlojë rritjen globale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fitch, me anë të një njoftimi ka bërë vlerësime në lidhje me zhvillimet globale ekonomike.

Në deklaratë thuhet se taksa prej 25 për qind të cilën SHBA-të e zbatojnë ndaj importit në vlerë prej 300 miliardë dollarë nga Kina do të shkaktojë që rritja globale ekonomike në vitin 2020 të zvogëlohet me 0,4 për qind.

Më tej në deklaratë thuhet se krahasuar me raportin e fundit ekonomik botëror, këtë vit parashikimi i rritjes është rrëzuar prej 2,8 për qind në 2,7 për qind, si dhe për vitin e ardhshëm prej 2,7 për qind 2,4 për qind.

Sipas Fitch, rritja ekonomike e Kinës për vitin 2020 pritet të shënojë rënie me 0,6 për qind dhe ajo e SHBA-ve me 0,4 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın