Ekonomi

"Koronavirusi mund të paraqesë shqetësime për tregun e gazit"

Importuesit e LNG-së kineze mund të anulojnë mbi 70 për qind të importit në shkurt, paralajmëron agjencia e vlerësimit

Övünç Kutlu  | 12.02.2020 - Përdıtësım : 13.02.2020
"Koronavirusi mund të paraqesë shqetësime për tregun e gazit"

Ankara

Përhapja e koronavirusit në Kinë mund të vë në stres tregun global të gazit natyror, tha të martën Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit "Fitch Ratings", transmeton Anadolu Agency (AA).

Përhapja e virusit mund të vendosë tregjet e gazit në Evropë dhe Azi nën "stres të rëndë" pasi Kina importon gaz natyror më pak të lëngshëm (LNG), tha agjencia në një deklaratë.

Importet LNG-së në Kinë, konsumatori i tretë më i madh në botë i gazit pas SHBA-së dhe Rusisë, ka qenë shtytësi kryesor për tregun global të gazit natyror në vitet e fundit.

Ndërsa Kina përbënte 17 për qind të blerjeve të gazit në botë në vitin 2018, ajo gjithashtu përbënte 50 për qind të rritjes globale të kërkesës për gaz në mes 2016 dhe 2018, thekson "Fitch Ratings".

"Disa importues kinezë të LNG-së kanë deklaruar forcën madhore (Forca madhore i referohet një klauzole që përfshihet në kontrata për të hequr përgjegjësinë për katastrofa natyrore dhe të pashmangshme që ndërpresin rrjedhën e pritshme të ngjarjeve dhe kufizojnë pjesëmarrësit në përmbushjen e detyrimeve) në kontratat e tyre, të cilat mund të anulojnë deri në 70 për qind të importeve detare në shkurt", tha agjencia.

"Shkalla e çdo humbjeje të kërkesës do të varet nga shpejtësia e rikuperimit të veprimtarisë së biznesit", bën të ditur "Fitch Ratings".

Në anën e furnizimit, tregu i gazit tashmë ka një furnizim të mjaftueshëm për shkak të shtesave të reja të kapaciteteve të LNG-së në Australi, Rusi dhe SHBA.

"Kjo u përkeqësua nga moti i ngrohtë në Evropë dhe Azi dhe niveli i lartë i ruajtjes së gazit në Evropë. Si rezultat, çmimet mesatare pothuajse janë përgjysmuar në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018", thuhet në deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın