Ekonomi

Kina nuk u dha kredi vendeve të Amerikës Latine në vitin 2020

Kreditorët kinezë për herë të parë në 15 vitet e fundit nuk siguruan kredi të reja për vendet dhe kompanitë e rajonit

Emre Aytekin  | 22.02.2021 - Përdıtësım : 23.02.2021
Kina nuk u dha kredi vendeve të Amerikës Latine në vitin 2020

Ankara

Kina, e cila ka zhvilluar lidhje ekonomike me shtetet e Amerikës Latine në periudhën e fundit, nuk u ka dhënë kredi në vitin 2020 që kaloi nën ndikimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të publikuar nga Qendra e Politikave të Zhvillimit Global pranë Universitetit të Bostonit në SHBA, Banka Kineze e Zhvillimit dhe Banka Kineze e Import-Eksportit nuk u kanë dhënë kredi vendeve të Amerikës Latine në vitin 2020.

Kreditorët kinezë për herë të parë në 15 vitet e fundit nuk siguruan kredi të reja për vendet dhe kompanitë e rajonit.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), COVID-19 ka shkaktuar tkurrje prej 7.4 për qind në ekonomitë e vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibet ndërsa qeveritë u përballën me vështirësi në kthimin e borxheve aktuale.

Vendet eksportues të naftës, Ekuadori dhe Venezuela, kishin bërë marrëveshje për shtyrjen e pagimit të bonove të borxhit në rikthim të naftës.

Qeveria e Pekinit në vitin 2020 në vendet e rajonit kishte realizuar një eksport prej 136 miliardë dollarë si dhe investim të drejtpërdrejt në kompanitë e rajonit në vlerë prej 7 miliardë dollarë.

Kina gjithashtu dërgoi materiale mjekësore dhe mbrojtëse në vlerë prej 215 milionë dollarë gjatë pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın