Ekonomi

Kazakistani ndalon eksportet e sheqerit të kallamit dhe sheqerit të bardhë

Në një deklaratë nga Ministria e Bujqësisë e Kazakistanit thuhet se "ndalohet nxjerrja e sheqerit të bardhë dhe sheqerit të kallamit jashtë kufijve të Kazakistanit për gjashtë muaj"

Meiramgul Kussainova   | 13.05.2022
Kazakistani ndalon eksportet e sheqerit të kallamit dhe sheqerit të bardhë

Nur Sultan

Kazakistani ka ndaluar eksportin e sheqerit të kallamit dhe sheqerit të bardhë nga vendi për gjashtë muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Bujqësisë e Kazakistanit thuhet se "ndalohet nxjerrja e sheqerit të bardhë dhe sheqerit të kallamit jashtë kufijve të Kazakistanit për gjashtë muaj".

Dekreti i nënshkruar për ndalesën do të hyjë në fuqi nga 23 maji.

Ministri i Bujqësisë Yerbol Karashukeyev deklaroi se po planifikojnë të ulin importet e sheqerit në vend në 32 për qind, duke rritur kështu shkallën e plotësimit të nevojave për sheqer në tregun vendas me prodhimin vendas nga 7 për qind në 43 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın