Politikë, Ekonomi

Japonia e gatshme t'i bashkohet nismës ekonomike rajonale të udhëhequr nga SHBA-ja

Qeveria e Japonisë ka njoftuar se është e gatshme të marrë pjesë në Kornizën Ekonomike Indo-Paqësore (IPEF) të përgatitur nën udhëheqjen e SHBA-së

Ahmet Furkan Mercan   | 19.05.2022
Japonia e gatshme t'i bashkohet nismës ekonomike rajonale të udhëhequr nga SHBA-ja

Tokio

Qeveria e Japonisë ka njoftuar se është e gatshme të marrë pjesë në Kornizën Ekonomike Indo-Paqësore (IPEF) të përgatitur nën udhëheqjen e SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Japonia mirëpret IPEF si mishërim i angazhimit aktiv të SHBA-së në rajonin Indo-Paqësor dhe mezi pret të bashkohet, tha të mërkurën në një konferencë për media shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno.

"Vlerësimi u bë bazuar në realizimin e vizionit të një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, një term ombrellë që përfshin strategjitë specifike të Indo-Paqësorit të vendeve me interesa të ngjashme në rajon", tha Matsuno duke shtuar se ata do të vazhdojnë të ftojnë SHBA-në për t'iu bashkuar Marrëveshjes së Partneritetit Trans-Paqësor (TPP).

“Do të vazhdojmë të punojmë me SHBA-në për të rritur bashkëpunimin përmes IPEF dhe për të ndërtuar rendin e dëshiruar ekonomik në rajon”, tha ai.

Nisma e udhëhequr nga SHBA-ja është një plan për të promovuar standarde të larta të tregtisë, dixhitalizimin e ekonomisë, zhvillimin e zinxhirëve të furnizimit dhe lehtësimin e investimeve në infrastrukturë.

Presidenti amerikan Joe Biden planifikon të vizitojë Korenë e Jugut dhe Japoninë në datat 20-25 maj dhe të shpallë nisjen zyrtare të IPEF në Tokio.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın