Ekonomi

Japoni, 1.100 kompani falimentojnë derisa pandemia COVID-19 shkatërron bizneset

Baret dhe restorante kryesojnë listën e bizneseve që po zhyten, të ndjekura nga kompanitë e ndërtimit dhe ato të hotelierisë

Riyaz Ul Khaliq   | 03.03.2021
Japoni, 1.100 kompani falimentojnë derisa pandemia COVID-19 shkatërron bizneset Foto: AA/Arhiv

Ankara

Të paktën 1.100 kompani në Japoni kanë falimentuar përderisa pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ka goditur këtë vend që është ekonomia e tretë më të madhe në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton NHK News, kompania kërkimore japoneze e kredisë 'Teikoku Databank' njoftoi se 1.100 kompani kanë "përfunduar ose po përgatiten" për likuidim ligjor.

Baret dhe restorante kryesojnë listën e bizneseve që po zhyten, të ndjekura nga kompanitë e ndërtimit dhe ato të hotelierisë.

Sipas raportit, studimi zbuloi një "rritje të dukshme në bare dhe restorante në zonat urbane nën deklaratën e qeverisë për gjendjen e emergjencës".

Me shkallën e rritjes ekonomike të Japonisë që po arrin nivele alarmante si pasojë e pandemisë, qeveria ka ndërmarrë disa hapa për t'i mbajtur tregjet gjallë.

Autoritetet e Tokio-s po kërkojnë për të paktën dy javë të tjera vazhdimin e gjendjes së emergjencës në zonë, e cila përfundon më 7 mars.

Studimi paralajmëroi se zgjatja e gjendjes së emergjencës në Tokio dhe në tre provincat fqinje të saj do të bëjë një rënie afatgjate të shpenzimeve personale të pashmangshme.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Japoni ka arritur në 434.124, përfshirë 8.014 vdekje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.