Ekonomi, Koronavirusi

Italia mirëpret paketën ekonomike të BE-së prej 750 miliardë eurosh

Fondi i Komisionit Evropian parasheh një grant prej 81,8 miliardë eurosh dhe 90,9 miliardë euro kredi për Italinë, një nga vendet më të goditura nga pandemia COVID-19

Barış Seçkin   | 27.05.2020
Italia mirëpret paketën ekonomike të BE-së prej 750 miliardë eurosh

Romë

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se vendi i tij e mirëpret paketën shpëtuese prej 750 miliardë eurosh të propozuar nga Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) për të luftuar efektet ekonomike të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

"Sinjal i mrekullueshëm nga Brukseli", shkroi Conte në Twitter, duke e komentuar draftin e "Kornizës Financiare Shumëvjeçare" të shpalosur sot në Parlamentin Evropian nga presidentja e komisionit Ursula von der Leyen, që do ta definojë buxhetin e BE-së për vitet 2021-2027, si dhe propozimet që përfshijnë paketën ekonomike kundër efekteve të pandemisë.

"Është një progres ashtu siç ishte paracaktuar nga Italia. 500 miliardë grante, 250 miliardë kredi, këto janë shifra të përshtatshme. Tani le t'i përshpejtojmë negociatat për këtë dhe le të sigurojmë që burimet të lëshohen së shpejti", shtoi Conte.

Ndryshe, von der Leyen sot në fjalën e saj në Parlamentin Evropian tha se komisioni ka propozuar që buxheti afatgjatë i BE-së të jetë 1,1 trilion euro dhe që të krijohet një instrument lehtësues ekonomike prej 750 miliardë eurosh.

Fondi i Komisionit Evropian parasheh një grant prej 81,8 miliardë eurosh dhe 90,9 miliardë euro kredi për Italinë, 77,3 miliardë euro grant dhe 63,1 miliardë euro kredi per Spanjën dhe 38,7 miliardë euro grant për Francën.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın