Ekonomi

Irani posedon rezervat më të mëdha në botë të gazit natyror

Irani me 33.5 trilionë metër kub është vendi i parë në botë që ka më shumë rezervat e provuara të gazit natyror

Murat Temizer   | 26.06.2017
Irani posedon rezervat më të mëdha në botë të gazit natyror

Ankara

ANKARA (AA) - MURAT TEMİZER

Irani me 33.5 trilionë metër kub është vendi i parë në botë që ka më shumë rezervat e provuara të gazit natyror, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas përpilimeve që gazetari i AA-së ka bërë nga raporti i "Rishikimit statistikor i energjisë botërore BP 2017" parashikohet se në botë ndodhen 186.6 trilionë metër kub gaz natyror rezerva të provuara, të cilat gjithashtu parashikohen se do të jenë të mjaftueshme për tregun për më shumë se 50 vite.

Rezervat më të mëdha të gazit natyror gjenden në rajonin e Lindjes së Mesme me 79.4 trilionë metër kub gaz natyror (42.5 përqind), e cila ndiqet nga Rusia 56.7 trilionë metër kub dhe Europa dhe Euroazia duke përfshirë edhe Turkmenistanin. Ndërsa rajoni me më pak rezerva të gazit natyror është Amerika e Mesme dhe ajo Jugore me 7.6 trilionë metër kub.

Për vitin e kaluar Irani është renditur vendi i parë në botë me 33.5 trilionë metër kub rezerva të provuara të gazit natyror i cili ndiqet nga Rusia me 32.3 trilionë metër kub dhe Katari me 24.3 trilionë metër kub.

SHBA, vendi që prodhon më shumë gaz natyror

Në tregjet globale të energjisë vitin e kaluar SHBA-ja me 749.2 miliardë metër kub ka rezultuar vendi që ka prodhuar më shumë gaz natyror, ku në këtë mënyrë bëhet e ditur se 21 përqind e gazit natyror të ofruar në tregun në mbarë botën vitin e kaluar është prodhuar në SHBA.

Ndërsa këtë vend e ka ndjekur Rusia me 579.4 miliardë metër kub dhe Irani i cili është renditur i treti me 202.4 miliardë metër kub pavarësisht se është vendi që posedon rezervat më të mëdha në botë për gazin natyror. Nga pikëpamja e rezervave dhe prodhimit të gazit natyror në botë për vitin e kaluar 10 vendet e para radhiten si më poshtë:

Vendet që posedojnë më shumë rezerva të gazit Sasia e Gazit Natyror (trilion metërkub)
Iran33,5 trilionë
Rusi32,3 trilionë
Katar24,3 trilionë
Turkmenistan17,5 trilionë
SHBA8,7 trilionë
Arabia Saudite 8,4 trilionë
Emiratet e Bashkuara Arabe6,1 trilionë
Venezuelë5,7 trilionë
Kinë5,4 trilionë
Irak3,7 trilionë

Vendet që kanë prodhuar më shumë gaz natyror (2016)Sasia e prodhuar (miliardë meterkub)
SHBA749,2 miliardë
Rusi579,4 miliardë
Iran202,4 miliardë
Katar181,2 miliardë
Kanada152 miliardë
Kinë138,4 miliardë
Norvegji116,6 miliardë
Arabi Saudite109,4 miliardë
Algjeri91,3 miliardë
Australi91,2 miliardë 
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın