Ekonomi

Inflacioni vjetor i Suedisë arrin nivelin më të lartë të 31 viteve

Derisa çmimet e energjisë ranë në baza mujore, ndryshimi i tyre vjetor mbeti i lartë

Gökhan Ergöçün  | 12.05.2022 - Përdıtësım : 12.05.2022
Inflacioni vjetor i Suedisë arrin nivelin më të lartë të 31 viteve

Stamboll

Shkalla vjetore e inflacionit të Suedisë ka qenë 6,4 për qind në prill të vitit 2022, niveli i saj më i lartë që nga dhjetori i vitit 1991, sipas shifrave zyrtare të publikuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Derisa çmimet e energjisë ranë në baza mujore, ndryshimi i tyre vjetor mbeti i lartë, njoftoi zyra e statistikave të vendit.

Më tej thuhet se çmimet e ushqimeve vazhduan të rriten, veçanërisht të mishit dhe perimeve.

Rritjet më të larta vjetore të çmimeve janë vërejtur tek karburantet (44,9 për qind), energjia elektrike (32,4 për qind), transporti (11,6 për qind), dhe banesa dhe mobilimi (nga 8,5 për qind).

Shkalla në mars ishte 6,1 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın