Ekonomi

Inflacioni vjetor i konsumatorit në Britani rritet me 9 për qind në prill, niveli më i lartë në 25 vjet

Indeksi i çmimit të konsumit tregon rritjen më të lartë 12-mujore që nga janari 1997

Övünç Kutlu  | 18.05.2022 - Përdıtësım : 18.05.2022
Inflacioni vjetor i konsumatorit në Britani rritet me 9 për qind në prill, niveli më i lartë në 25 vjet

Ankara

Inflacioni vjetor i konsumatorit në Britani të Madhe u rrit me 9 për qind në prill, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar rritjen më të madhe në 25 vjet, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot, raporton Anadolu Agency (AA).

"Indeksi i Çmimit të Konsumit (CPI) u rrit me 9 për qind në 12 muajt deri në prill 2022, nga 7 për qind në mars", thuhet në deklaratën e Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS).

"Kjo është norma më e lartë e inflacionit 12-mujor CPI në serinë e Statistikave Kombëtare, e cila filloi në janar 1997", shtohet më tej.

Pritshmëria e tregut për indeksin do të vinte në 9,1 për qind në prill.

Energjia pati një ndikim të rëndësishëm në arritjen e inflacionit në nivelin e lartë rekord.

Çmimet e energjisë u rritën me 46,5 për qind në prill, krahasuar me një rritje prej 8,3 për qind vitin e kaluar, sipas ONS-së.

Ndërsa tarifat e energjisë elektrike u rritën me 40,5 për qind muajin e kaluar, çmimi i gazit u rrit me 66,8 për qind, në bazë vjetore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.