Ekonomi

Honda tërheq mbi 222 mijë automjete nga Kina

Autoriteti Kinez i Rregullimit të Tregut njoftoi se GAC Group, ka tërhequr 222.674 automjete për shkak të defektit në pajisjet e ftohjet që gjendet në sistemin e motorit

Fuat Kabakcı  | 08.08.2019 - Përdıtësım : 10.08.2019
Honda tërheq mbi 222 mijë automjete nga Kina

Pekin

Partneri kinez i kompanisë japoneze të automjeteve, Honda, Guangzhou Automobile Group Co. Ltd (GAC Group) njoftoi se ka tërhequr 222.674 automjete për shkak të defektit në sistemin e motorit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti Kinez i Rregullimit të Tregut njoftoi se GAC Group, ka tërhequr 222.674 automjete për shkak të defektit në pajisjet e ftohjet që gjendet në sistemin e motorit.

Operacioni për tërheqje do të fillojë më 30 gusht dhe përfshin modelin "Accord sedan" i prodhuar mes 25 korrik 2017 dhe 7 gusht 2019.

Pjesët me defekt do të ndërrohen pa pagesë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.