Ekonomi

Helikopteri turk Atak në shfaqjen ajrore ndërkombëtare Marrakech

Helikopteri T129 Atak i zhvilluar nga kompania turke e Industrive Ajrore dhe Hapësinore (TUSAŞ) do të marrë pjesë në Shfaqjen Ajrore Ndërkombëtare Marrakech në Marok më 24-27 tetor

Mustafa Çalkaya  | 22.10.2018 - Përdıtësım : 23.10.2018
Helikopteri turk Atak në shfaqjen ajrore ndërkombëtare Marrakech

Ankara

ANKARA (AA) - Helikopteri T129 Atak i zhvilluar nga kompania turke e Industrive Ajrore dhe Hapësinore (TUSAŞ) do të marrë pjesë në Shfaqjen Ajrore Ndërkombëtare Marrakech në Marok, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga TUSAŞ, helikopteri T129 ATAK për Sulm dhe Zbulim Taktik do të realizojë fluturim demonstrativ.

Në shfaqje, e cila do të mbahet në periudhën 24-27 tetor, do të promovohen edhe produkte të tjera specifike të projektuara nga inxhinierët e TUSAŞ.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın