Ekonomi

Gjykata Evropiane e Drejtësisë merr vendim kundër 4 ekipeve spanjolle të futbollit

Gjykata vendosi se nuk është ligjore që Barcelona, Real Madrid, Athletic Bilbao dhe Osasuna në Spanjë të paguajnë më pak taksa sesa ekipet tjera

Ata Ufuk Şeker  | 04.03.2021 - Përdıtësım : 05.03.2021
Gjykata Evropiane e Drejtësisë merr vendim kundër 4 ekipeve spanjolle të futbollit

Bruksel

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) dha vendimin se sistemi i përjashtimit nga taksat që kanë përfituar në të kaluarën ekipet e futbollit Barcelona, Real Madrid, Athletic Bilbao dhe Osasuna në Spanjë, është i paligjshëm dhe se ekipet duhet të paguajnë diferencat e taksës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me qendër në Luksemburg, GJED e cila është gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian shpalli vendimin e saj lidhur me gjykimin për përjashtimin nga taksat të siguruar për disa ekipe të futbollit në Spanjë.

Gjykata vendosi se nuk është ligjore që Barcelona, Real Madrid, Athletic Bilbao dhe Osasuna në Spanjë të paguajnë më pak taksa sesa ekipet tjera duke vepruar si institucione jofitimprurëse dhe se kjo i ka vendosur ekipet në fjalë në pozicion më të avantazhuar në krahasim me të tjerët.

Pasi e ka gjetur si të përshtatshëm kërkesën e Komisionit Evropian për rikthimin e diferencave të papaguara të ekipeve, gjykata anuloi vendimin e gjykatës së shkallës më të ulët e cila ka dhënë vendim të kundërt me këtë.

Katër ekipet në fjalë, duke vepruar për shumë vite si institucione jofitimprurëse paguanin taksa në masën prej 25 për qind. Ndërsa ekipet tjera paguanin taksa në masën prej 30 për qind për shkak se ishin kompani.

Sistemi i përjashtimit nga taksat ku kanë mundur të përfitojnë disa ekipe në Spanjë, në vitin 2016 u gjet në kundërshtim me rregullat e mbështetjes publike nga KE-ja.

KE-ja kërkoi rikthimin e taksave të papaguara të ekipeve që kanë përfituar nga sistemi i taksave në Spanjë. Kundër këtij vendimi ekipet spanjolle filluan një proces ligjor.

Gjykata e përgjithshme e BE-së kishte vendosur se dënimet tatimore të KE-së në vitin 2019 për ekipet e futbollit Barcelona, Real Madrid, Athletic Bilbao dhe Osasuna në Spanjë nuk ishin të ligjshme.

Gjykata më e lartë e ka anuluar këtë vendim. Ekipet spanjolle në fjalë duhet të paguajnë miliarda euro taksa lidhur me të kaluarën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.