Ekonomi

Gjermani, punësimi në industrinë prodhuese shënoi rënien më të madhe në 10 vitet e fundit

Enti federal për statistikë (Destatis) publikoi të dhënat e përkohshme mbi punësimin në industrinë prodhuese për muajin dhjetor të vitit 2020

Bahattin Gönültaş  | 16.02.2021 - Përdıtësım : 17.02.2021
Gjermani, punësimi në industrinë prodhuese shënoi rënien më të madhe në 10 vitet e fundit

Berlin

Punësimi i përgjithshëm në industrinë prodhuese në Gjermani u ul për 2,2 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke shënuar shkallën më të lartë të rënies që nga viti 2010 për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Enti federal për statistikë (Destatis) publikoi të dhënat e përkohshme mbi punësimin në industrinë prodhuese për muajin dhjetor të vitit 2020.

Sipas kësaj, në dhjetor, punësimi i siguruar nga kompanitë e industrisë prodhuese me 50 ose më shumë të punësuar në vend, u ul për 2,7 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

Punësimi në industrinë prodhuese u ul 2,2 për qind në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019.

Gjithashtu në vitin 2020 numri i të punësuarve u ul në 5 milion e 489 mijë.

Ndikimi i COVID-19 u ndje gjithashtu edhe në orarin e punës dhe tek pagesat. Sipas njoftimit, në vitin 2020 orët e përgjithshme të punuara në industrinë e prodhimit u ul për 6,9 për qind krahasuar me vitin e kaluar duke arritur në 7,9 miliard orë, dhe pagat u ulën për 5,1 për qind duke arritur në 288 miliardë euro.

Sektori i prodhimit përbën më shumë se një të pestën e ekonomisë gjermane.

Ndërkaq, industria prodhuese gjermane, e cila varet nga eksportet, u ndikua negativisht nga rënia e kërkesës globale për shkak të COVID-19, duke shënuar një ulje në numrin e të punësuarve në pothuajse të gjithë sektorët në muajin dhjetor.

Punësimi ka rënë më së shumti në sektorin e metaleve me 5.8 për qind, kjo normë është regjistruar si 4,5 dhe 3,2 për qind, përkatësisht në sektorët e automjeteve dhe inxhinierisë mekanike. Ndërsa punësimi në sektorin kimik u rrit me 1,6 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın