Ekonomi

Gjermani, 40 miliardë euro si mburojë nga ndërprerja e përdorimit të qymyrit

Gjermania më shumë se një të tretën e energjisë elektrike e merr nga termocentralet, që shkakton sasi të mëdha të gazrave serë, e cila kontribuon në ngrohjen globale

Ekip   | 28.08.2019
Gjermani, 40 miliardë euro si mburojë nga ndërprerja e përdorimit të qymyrit

Berlin

Qeveria e Gjermanisë miratoi planin, i cili parashikon që deri në vitin 2038 për zbutjen e pasojave të ndërprerjes së përdorimit të qymyrit në miniera të shpenzojë 40 miliardë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier sot tha se mjetet do të fillojnë të mbërrinë pasiqë Bundestagu të miratojë ligjin që përcakton datat dhe kushtet për ndërprerjen e përdorimit të qymyrit në Gjermani, që sipas të gjitha gjasave do të ndodhë në muajt në vijim.

Në janar, këshilli i formuar nga qeveria, i rekomandoi shtetit të ndërpresë djegien e qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike më së voni deri më 2038, si pjesë e luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Gjermania më shumë se një të tretën e energjisë elektrike e merr nga termocentralet, që shkakton sasi të mëdha të gazrave serë, e cila kontribuon në ngrohjen globale.

Vendimi i qeverisë vjen në prag të zgjedhjeve në dy rajonet lindore të Gjermanisë ku ndodhen minierat e linjitit.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın