Furnizuesi japonez i naftës, "Eneos" i jep fund importit të naftës nga Rusia
Presidenti i kompanisë "Eneos Holdings", Saito Takeshi në një konferencë për media tha se i kanë dhënë fund importit të naftës nga Rusia

Tokio
Kompania "Eneos Holdings", një nga furnizuesit më të mëdhenj të naftës në Japoni, njoftoi se ka ndaluar importin e naftës nga Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i "Eneos", Saito Takeshi në një konferencë për media tha se i kanë dhënë fund importit të naftës nga Rusia.
Duke bërë të ditur se furnizimi i fundit është dërguar në prill, Saito theksoi se pas kësaj nuk do të kryhet import i ri nga Rusia.
Saito tha se nafta ruse përkon më pak se 5 për qind e importit gjithsej të "Eneos" dhe se kompania do të drejtohet në burime të vendeve alternative, përfshirë Lindjen e Mesme.
Në anën tjetër, edhe "Idemitsu Kosan" një prej furnizuesve japonez të naftës ka njoftuar se kanë planifikuar të ndalojnë importin nga Rusia.
Qeveria e Tokios ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me vendet e G7-tës po përgatiten të ndalojë importin e naftës ruse në vend.
Kompanitë japoneze janë përgatitur t'i japin fund importimit të naftës në mënyrë graduale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.