Ekonomi, Koronavirusi

Francë, 3,6 milionë njerëz ngelin pa punë për shkak të COVID-19

Ministrja franceze e Punës, Muriel Penicaud, tha se 337 mijë firma të dëmtuara ekonomikisht nga pandemia kanë nxjerrë nga puna gjithsej 3,6 milionë punëtorë

Yusuf Özcan   | 01.04.2020
Francë, 3,6 milionë njerëz ngelin pa punë për shkak të COVID-19

Paris

Rreth 3,6 milionë punëtorë në Francë kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi ministrja franceze e Punës, Muriel Penicaud, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Penicaud tha se 337 mijë firma të dëmtuara ekonomikisht nga pandemia kanë nxjerrë nga puna gjithsej 3,6 milionë punëtorë.

Ajo tha se ky largim masiv nga puna i kushton shtetit 11 miliardë euro.

Të larguarit nga puna do të marrin 70 për qind të pagës së tyre nga shteti.

Nga ana tjetër, ministri i Banimit Julien Denormandie tha për një gazetë franceze se shteti do të ndihmojë me nga 7 euro në ditë rreth 60 mijë persona të pastrehë, me një total prej 15 milionë eurosh të dedikuara për këtë qëllim.

Franca ka siguruar 5 mijë vende në hotele për të pastrehët që kanë mbetur në rrugë dhe ka ndërtuar vende me kapacitet për 1.300 persona në 40 qendra të ndryshme.

Në Francë deri më tani jetën kanë humbur 4.032 persona nga COVID-19, kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 56.989.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın