Ekonomi

Fitch: Sukuk arrin vlerë të jashtëzakonshme globale mbi 715 miliardë dollarë

Organi global thotë se vrulli i lëshimit të sukuk-ut (certifikatë financiare islame) pritet të vazhdojë edhe në pjesën tjetër të vitit 2021

Aysu Biçer   | 22.04.2021
Fitch: Sukuk arrin vlerë të jashtëzakonshme globale mbi 715 miliardë dollarë

Ankara

Vlera e përgjithshme e papaguar globale e Sukuk-ut arriti në 715.2 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit, 3 për qind më e lartë se tremujorin e fundit të vitit 2020, njoftoi Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë "Fitch Ratings", transmeton Anadolu Agency (AA).

Sukuk është certifikatë financiare islame, e ngjashme me bonot financiare perëndimore, e cila përputhet me ligjin fetar islam, i njohur gjithashtu si Sheriati.

Fitch potencoi se vrulli lidhur me lëshimin e sukuk-ut pritet të vazhdojë gjatë pjesës tjetër të vitit.

Në raport, theksohet se tregu i sukuk-ut ndikohet nga tregjet në zhvillim dhe trendet globale, përfshirë ndikimin e rritjes së rendimenteve të bonove amerikane në tregjet me të ardhura fikse.

"Lëshimi i sukuk-ut me përmbushje të afatit prej më shumë se 18 muaj nga rajoni i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), Malajzia, Indonezia, Turqia dhe Pakistani ishte 9.9 miliardë dollarë në tremujorin e parë të 2021, e ngjashme me tremujorin e fundit të vitit të kaluar", theksoi Agjencia e vlerësimit të kredisë.

Vëllimi i certifikatës financiare islame i vlerësuar nga Fitch arriti në 119.1 miliardë dollarë në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Rreth 30.5 për qind e kësaj parashikohet të jetë me afat të përmbushur në periudhën 2021-2023.

Asetet bankare islame në Turqi

Ndërkohë, pasuritë bankare islame në Turqi pritet të dyfishohen brenda një dekade pasi iniciativat e qeverisë çojnë në rritjen e sektorit, sipas një raporti të publikuar nga Agjencia e vlerësimit të kredisë Moody's në janar.

Më tej shtohet se është planifikuar hapja e një qendre të re financiare ndërkombëtare e financuar prej 2.6 miliardë dollarësh në Stamboll (IIFC) në 2023, e cila do të jetë "një katalizator i ri i rritjes".

"Bursa e Stambollit, filloi tregtinë me sukuk (bono islame) në gusht 2018, duke thelluar aktivitetet e tregut islam të vendit", nënvizoi ajo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.