Ekonomi

Fitch Ratings: BE mund të përballet me recesion nëse Rusia ndalon furnizimin me gaz

Banka Qendrore Evropiane vlerëson se ekonomia e Eurozonës do të tkurret me 0.7 për qind nëse furnizimet me gaz natyror bien me 10 për qind, thekson Fitch

Övünç Kutlu   | 20.05.2022
Fitch Ratings: BE mund të përballet me recesion nëse Rusia ndalon furnizimin me gaz

Ankara

Një recesion ekonomik mund të ndodhë nëse ka vonesë të papritur në furnizimin me gaz natyror rus në Bashkimin Evropian, paralajmëroi të enjten Agjencia e vlerësimit të kredisë Fitch Ratings, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ekspozimet janë aq të mëdha sa që ndërprerja e menjëhershme dhe e plotë e furnizimit me gaz natyror rus do të rezultonte në mungesë të gazit dhe racionalizim, gjë që do të shkaktonte një tronditje të madhe makroekonomike”, tha agjencia në një deklaratë.

Fitch vlerëson se 60 për qind e konsumit të gazit në Gjermani vjen nga Rusia ndërsa në BE nga ky vend vjen 40 për qind e importit gazit.

Banka Qendrore Evropiane vlerëson se ekonomia e Eurozonës do të tkurret me 0.7 për qind nëse furnizimet me gaz natyror bien me 10 për qind, thekson Fitch.

Një shkurtim prej 30 për qind në furnizimin me gaz do të ulte Prodhimin e Brendshëm Bruto me 2 për qind.

Fitch deklaron se furnizimet me gaz natyror rus mund të zëvendësohen nga burime të tjera gazi dhe energjie me kalimin e kohës, por humbja aktuale paraqet një rrezik të konsiderueshëm për Evropën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın