Ekonomi

Fitch: Inflacioni i Turqisë do të ulet 12 për qind vitin e ardhshëm

Fitch tha se parashikon që Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Turqisë të rritet 6,7 për qind në 2021 dhe 4,7 për qind në 2022

Övünç Kutlu   | 11.06.2021
Fitch: Inflacioni i Turqisë do të ulet 12 për qind vitin e ardhshëm

Ankara

Agjencia globale e vlerësimit 'Fitch Ratings' ka bërë të ditur se sipas vlerësimeve inflacioni në Turqi pritet të ulet në 15,5 për qind këtë vit dhe 12 për qind vitin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agnecy (AA).

Sipas një webinari të titulluar "Fitch mbi Turqinë: Rishikimi i Institucioneve Sovrane dhe Financiare", norma e interesit pritet të jetë 17 për qind në fund të vitit 2021 dhe 13,5 për qind në fund të vitit 2022.

Fitch tha se parashikon që Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Turqisë të rritet 6,7 për qind në 2021 dhe 4,7 për qind në 2022.

"Normat e interesit të lirës (turke) janë rritur mjaft dukshëm që nga fillimi i vitit të kaluar", tha Lindsey Liddell, drejtuesja dhe kreu i Bankave Turke në Fitch Ratings.

"Kredia në valutë të huaj mbetet një pjesë e rëndësishme e librave të kredive të bankave turke. Aktualisht është rreth 36 për qind", shtoi ajo.

Sipas Fitch, vlerësimi i kredisë i Turqisë mbështetet nga qeveria e saj e moderuar, ekonomia e madhe dhe e larmishme dhe PBB e favorshme për frymë dhe rritja e trendit.

Agjencia globale e vlerësimit më 19 shkurt rishikoi parashikimin e Turqisë në të qëndrueshme nga negative dhe afirmoi vlerësimin e saj në BB.

Agjencia, megjithatë, tha se vlerësimi i Turqisë është i kufizuar nga financat e dobëta, një histori e paqëndrueshmërisë ekonomike, inflacioni i lartë, rritja e dollarizimit dhe rreziqet financiare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın