Ekonomi

"Ekonomistët presin rimëkëmbjen e PBB-së së Turqisë"

"Ekonomistët presin ulje të vogël të PBB-së së Turqisë në tremujorin e dytë", thotë studimi i kryer nga Anadolu Agency

Gökhan Ergöçün   | 30.08.2019
"Ekonomistët presin rimëkëmbjen e PBB-së së Turqisë"

Stamboll

Ekonomia turke, e cila shënoi rënie prej 2,6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2019 në krahasim me vitin paraprak, pritet që të tkurret për 1,8 për qind në tremujorin e dytë, sipas një studimi të kryer nga Anadolu Agency (AA).

Në mesin e 14 ekonomistëve të anketuar nga AA, pritjet për rritjen ekonomike lëvizin nga 1 për qind dhe 2,5 për qind rritje negative.

Në fund të vitit, rritja ekonomike pritet të jetë 0 për qind ku parashikimi më i lartë ishte 0,7 për qind ndërsa më i ulti 0,8 për qind rritje negative.

Ekonomia turke, e cila filloi të tkurret që nga tremujori i fundit i vitit 2018, shënoi rritje prej 2,6 për qind në vitin 2018.

Ndërkohë, raporti i Prospektit Ekonomik Global i Bankës Botërore parashikon që ekonomia turke do të vazhdonte të rritet që nga viti 2020.

Një tjetër studim i AA-së tregoi se niveli vjetor i inflacionit do të binte në 15,6 për qind në gusht, nga 16,65 për qind në korrik.

Ekonomistët gjithashtu presin që niveli i inflacionit në fund të vitit do të jetë 14,6 për qind.

Në fillim të javës së ardhshme, Instituti i Statistikave të Turqisë do të publikojë shifrat e Prodhimit të Brendshëm (PBB) dhe të dhënat në lidhje me inflacionin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın