Ekonomi

"Ekonomia ruse i mbijetoi krizës më lehtë sesa pjesa tjetër e botës"

Në raport thuhet se ekonomia e vendit ka pësuar një tkurrje më të butë krahasuar me ekonominë globale për herë të parë në 30 vitet e fundit

Emre Gürkan Abay   | 05.03.2021
"Ekonomia ruse i mbijetoi krizës më lehtë sesa pjesa tjetër e botës"

Moskë

Për herë të parë që nga shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik, Rusia përjetoi një tkurrje ekonomike më të butë sesa mesatarja botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e përgatitur nga Shkolla e Lartë e Ekonomisë me qendër në Rusi, thuhet se ekonomia ruse u tkurr me 3.1 për qind vitin e kaluar ndërsa ekonomia botërore u tkurr me 3.5 për qind.

Në raport thuhet se ekonomia e vendit ka pësuar një tkurrje më të butë krahasuar me ekonominë globale për herë të parë në 30 vitet e fundit. "Për herë të parë në periudhën post-sovjetike, Rusia përjetoi një recesion më të moderuar se pjesa tjetër e botës, megjithë rënien e mprehtë të çmimeve të naftës të kombinuar me krizën globale", thekson raporti.

Më tej thuhet se ekonomia ruse për shkak të sanksioneve u tkurr me 2 për qind në vitin 2015 ndërsa ekonomia botërore u rrit me 3.4 për qind. Ekonomia globale u tkurr me 0.1 për qind në krizën e vitit 2008 ndërsa ekonomia ruse u tkurr me 7.8 për qind.

Gjithashtu bëhet e ditur se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) shkaktoi rënie në aktivitetin e konsumatorit në ekonominë ruse, vështirësi në vazhdimin e prodhimit, rënie të ndjeshme të vëllimeve të eksportit dhe çmimeve globale të naftës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın