Politikë, Ekonomi

Daçiq: Serbia e gatshme të punojë me SHBA-në për diversifikimin e energjisë

Serbia, pra, e mban derën hapur për sa më shumë furnizues të energjisë, tha kryetari i parlamentit serb

Mustafa Talha Öztürk  | 13.05.2022 - Përdıtësım : 14.05.2022
Daçiq: Serbia e gatshme të punojë me SHBA-në për diversifikimin e energjisë

Beograd

Serbia është e gatshme të punojë së bashku me SHBA-në për diversifikimin e furnizimeve të saj me energji, tha kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiq, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në konferencën "Marrëdhëniet Serbo-Amerikane: Strategjia e Diversifikimit të Energjisë", Daçiq tha se furnizimi me energji sot është prioritet kyç në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se Serbia është e gatshme të punojë më intensivisht se më parë me SHBA-në për diversifikimin e energjisë.

"Serbia, pra, e mban derën hapur për sa më shumë furnizues të energjisë, sepse kjo është në interesin tonë më të mirë", tha Daçiq, duke shtuar se Serbia duhet të ruajë stabilitetin e tregut të saj të energjisë përmes burimeve dominuese.

Ai tha se këto janë projekte të mëdha dhe se riorientimi "nuk është i mundur në afat të shkurtër".

Serbia, e cila është pothuajse tërësisht e varur nga gazi dhe nafta ruse, është kritikuar për neutralitet në luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe refuzimin e vendosjes së sanksioneve ndaj Moskës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın