Ekonomi

Çmimet e naftës bien për shkak të shqetësimeve të recesionit

Edhe pse prodhuesit e grupit OPEC+ dje vendosën të vazhdojnë planin e tyre të prodhimit të rënë dakord më herët, pasiguria mbi politikën e grupit në muajt e ardhshëm gjithashtu ndikoi mbi çmimet

Ebru Şengül Cevrioğlu  | 01.07.2022 - Përdıtësım : 01.07.2022
Çmimet e naftës bien për shkak të shqetësimeve të recesionit

Ankara

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie për shkak të shqetësimeve të shtuara të një recesioni ekonomik dhe ngadalësimit të ekonomisë globale që nxisin perspektiva më të ulëta të kërkesës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nafta e papërpunuar e standardit ndërkombëtar ‘Brent’ tregtohet 108,73 dollarë për fuçi nga mëngjesi i sotëm, duke shënuar një rënie prej 0,27 për qind pas mbylljes së djeshme me 109.03 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan ‘West Texas Intermediate’ (WTI) tregtohet me 105,35 dollarë për fuçi, respektivisht me një rënie prej 0,38 për qind pas mbylljes së djeshme me 105,76 dollarë për fuçi.

Derisa bankat qendrore luftojnë për të zbutur inflacionin e lartë, perspektivat e rritjes agresive të normave nga Rezerva Federale kanë frikë nga recesioni i karburantit në konsumatorin më të madh në botë të naftës.

Edhe pse prodhuesit e grupit OPEC+ dje vendosën të vazhdojnë planin e tyre të prodhimit të rënë dakord më herët, pasiguria mbi politikën e grupit në muajt e ardhshëm gjithashtu ndikoi mbi çmimet.

Dje, prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë ranë dakord që t’i përmbahen planit aktual të rritjes së prodhimit me 648 mijë fuçi në ditë në muajin gusht, vendim për të cilin ata thanë se ishte "duke marrë parasysh bazat aktuale të tregut të naftës dhe konsensusin mbi perspektivat e tij".

Në muajin prill të vitit 2020, OPEC+ reduktoi prodhimin ditor të naftës së papërpunuar me 10 milionë fuçi për shkak të rënies së mprehtë të kërkesës pas shfaqjes së pandemisë COVID-19.

Derisa ekonomitë globale dhe kërkesa për naftë filluan të rimëkëmben, grupi gjithashtu filloi të lehtësojë këto shkurtime në mënyrë graduale nga muaji prill i vitit 2021.

Së fundmi, gjithashtu edhe një udhëtim që pritet të realizohet nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në Arabinë Saudite në mesin e muajit korrik, ka rritur perspektivat për më shumë prodhim nga Arabia Saudite për të frenuar rritjen e çmimeve të energjisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın