Çmimet e gazit evropian shënojnë rënie pasi Norvegjia ndalon grevën
Po të kishte vazhduar pezullimi i rrjedhës së gazit nga greva, NOG konfirmoi se ajo do të kishte ndaluar 56 për qind të eksporteve norvegjeze të gazit në Evropë

Ankara
Sipas Shoqatës Norvegjeze të Naftës dhe Gazit (NOG), çmimet e gazit natyror në Evropë kanë shënuar rënie pasi qeveria norvegjeze i dha fund grevës në sektorin e energjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
NOG propozoi "arbitrazh të detyrueshëm për mosmarrëveshjen e pagave", pas një njoftimi të hënën se sindikatat, që përfaqësojnë shumicën e punonjësve të energjisë në vend, u bënë thirrje punëtorëve të dalin në grevë, sepse nuk mund të arrijnë një marrëveshje për pagat.
Çmimi i gazit natyror për megavat-orë për kontratat e muajit gusht në Evropë, sipas pikës virtuale të tregtimit të gazit natyror (TTF) me bazë në Holandë, mëngjesin e sotëm ra në 154,5 euro.
Çmimet e gazit natyror treguan një rënie prej 6,4 për qind, respektivisht nga 165 dollarë sa ishte në mbylljen e ditës së djeshme.
Megjithëse greva filloi në tre fusha në det të hapur dje, sindikata njoftoi se puna do të ndërpritet në tre vende të tjera më 6 korrik nëse mosmarrëveshja nuk zgjidhet.
Qeveria ndërhyri para se mosmarrëveshje të përshkallëzohet dhe tha se Bordi Kombëtar i Pagave do të rregullojë mosmarrëveshjen.
Po të kishte vazhduar pezullimi i rrjedhës së gazit nga greva, NOG konfirmoi se ajo do të kishte ndaluar 56 për qind të eksporteve norvegjeze të gazit në Evropë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.