Ekonomi

Bursa dhe rubla në Rusi vazhdojnë të bien për shkak të rreziqeve gjeopolitike

Rubla ruse në ditën e parë të javës humbi 0,4 për qind vlerë kundër dollarit duke shkuar në nivelin 77,7, ndërsa 0,1 për qind kundër euros dhe arriti në nivelin 88

Emre Gürkan Abay  | 24.01.2022 - Përdıtësım : 25.01.2022
Bursa dhe rubla në Rusi vazhdojnë të bien për shkak të rreziqeve gjeopolitike

Moskë

Për shkak të tensioneve të Rusisë me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian (BE), rubla dhe bursa ruse kanë vazhduar rënien edhe në ditën e parë të javës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rubla ruse në ditën e parë të javës humbi 0,4 për qind vlerë kundër dollarit duke shkuar në nivelin 77,7, ndërsa 0,1 për qind kundër euros dhe arriti në nivelin 88.

Indeksi i bursës së Moskës (MICEX) humbi vlerë prej 2,75 për qind duke arritur në 3.344 pikë, kurse indeksi RTS u ul për 3,3 për qind dhe arriti në 1.355 pikë.

Analistët theksojnë se përveç tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës dhe rritjes së mundësisë për një konflikt ushtarak, edhe urdhri për largimin e familjeve të personelit të ambasadës amerikane në Kiev ka krijuar presion për rënien në tregjet ruse.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın