Ekonomi

Britania ndan edhe 2.1 miliardë paundë për Brexit pa marrëveshje

Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se në fazën e parë për dalje nga BE-ja është siguruar një fond prej 1.1 miliarad paundë ndërsa në rast të nevojës për përmirësimin e funksionimit të procesit janë siguruar edhe 1 miliard

Gökhan Kurtaran   | 01.08.2019
Britania ndan edhe 2.1 miliardë paundë për Brexit pa marrëveshje

Londër

Qeveria e Britanisë së Madhe njoftoi se ka ndarë 2.1 miliardë paundë shtesë për nevojat e përgatitjeve të këtij vendi në rast se vjen deri te braktisja e Bashkimit Evropian (BE) pa marrëveshje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Financave të Britanisë së Madhe thuhet se në fazën e parë për dalje nga BE-ja është siguruar një fond prej 1.1 miliarad paundë ndërsa në rast të nevojës për përmirësimin e funksionimit të procesit janë siguruar edhe 1 miliard.

Buxheti shtesë ka për qëllim të mbulojë të gjitha përgatitjet e nevojshme për kontrollet doganore dhe kufitare të Britanisë, shpërndarjen e furnizimeve kritike mjekësore.

Britania ka ndarë buxhet më parë 4.2 miliardë paundë për Brexit ndërsa me buxhetin shtesë janë ndarë gjithsej 6.3 miliardë paundë.

"Është shumë me rëndësi që ne t'i intensifikojmë të gjitha përgatitjet në periudhën kur Britania ka 92 ditë për t'u larguar nga BE. Nëse nuk arrijmë një marrëveshje të mirë, ne do të lëmë BE-në pa marrëveshje. Një buxhet shtesë prej 2.1 miliardë paundë është caktuar mënjanë në mënyrë që të mund të largohemi më 31 tetor, me ose pa një marrëveshje", tha ministri i Financave Sajid Javid.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın