Ekonomi

BP lë fushën më profitabile të naftës në historinë e SHBA-së

Gjiganti i naftës do të shesë të gjithë biznesin në Alaskë për 5.6 miliardë dollarë

Övünç Kutlu   | 28.08.2019
BP lë fushën më profitabile të naftës në historinë e SHBA-së

Ankara

Gjiganti britanik shumëkombësh i naftës dhe gazit British Petroleum (BP) do të pushojë funksionimin e tij në fushën më profitabile të naftës në Alaskë të SHBA-së dhe do të shesë të gjithë biznesin e saj në atë shtet, tha kompania britanike në një deklaratë të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hilcorp Alaska, një bashkëpunëtor i kompanisë së energjisë Hilcorp me qendër në Teksas, do të paguajë 5.6 miliardë dollarë për interesat e PB në shtetin e Alaskës.

Shitja do të përfshijë të gjithë biznesin e BP-së në Alaskë, përfshirë interesin e BP-së për sistemin e tubacionit Trans Alaska të transmetimit 800 milje, të cilin firma britanike ndihmoi në ndërtimin e tubacionit të gjatë në mesin e viteve 1970.

BP është përballur me kritika nga organizatat e mjedisit për shpimet dhe eksplorimin në Alaskë, por shefi ekzekutiv i grupit Bob Dudley tha se vendimi i fundit është pjesë e qëllimeve afatgjata të kompanisë.

"Alaska ka qenë shumë e dobishme në rritjen dhe suksesin e BP për më shumë se gjysmë shekulli", tha ai në deklaratë, duke shtuar se kompania ka mundësi të tjera në SHBA dhe në mbarë botën që janë më të përafërta me strategjinë afatgjate të kompanisë.

BP filloi të punojë në Alaskë në vitin 1959, duke shpuar pusin e parë në vitin 1968 në fushën e naftës Prudhoe Bay, që ndodhet në veri të Alaskës afër Detit Beaufort në jug të Oqeanit Arktik.

BP filloi prodhimin e naftës nga Prudhoe Bay në vitin 1977 dhe ka aksione prej 26 për qind, e cila u bë fusha më fitmiprurëse e naftës në historinë e SHBA-së. Që nga ajo kohë ka prodhuar mbi 13 miliardë fuçi naftë dhe vlerësohet të ketë potencialin për të prodhuar më shumë se një miliard fuçi të tjera, thuhet në deklaratë.

Dudley tha se PB ka investuar më shumë se 20 miliardë dollarë në SHBA gjatë tre viteve të fundit.

Blerësi, Hilcorp, aktualisht është operatori më i madh privat i naftës dhe gazit në Alaskë dhe aktualisht prodhon më shumë se 75 mijë fuçi naftë në ditë.

Në vitin 2018, prodhimi i naftës në Prudhoe Bay arriti në rreth 270 mijë fuçi në ditë, duke realizuar më shumë se gjysmën e prodhimit të përgjithshëm të naftës në Alaskë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın