Ekonomi, archive

Biznesmenët nga Turqia ftohen të investojnë në Serbi

27.09.2014
Biznesmenët nga Turqia ftohen të investojnë në Serbi

SHKUP (AA) - Biznesmenët nga Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO), në Shkup janë informuar nga zëvendës kryetari i parlamentit të Serbisë Vlladimir Marinkoviç dhe kryetari i Novi Pazar Meho Mahmutoviç për investimet e mundshme që mund të bëjnë në Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).

Vlladimir Marinkoviç dhe Meho Mahmutoviç, janë takuar në Shkup me biznesmenët e Turqisë në një mbledhje, e cila është organizuar nga MATTO dhe janë informuar për investimet e mundshme në Serbi. Vlladimir Marinkoviç thotë se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Turqisë dhe Serbisë është zhvilluar në masë të madhe dhe ka potencial ende të zhvillohet. "Dje dhe sot biznesmenëve turk u tregojmë se janë të rëndësishëm për ne dhe duam që edhe ato të marrin pjesë në investime". - u shpreh Marinkoviç.

Mahmutoviç ka deklaruar se biznesmenët turq janë të informuar për tregtinë e lirë, vendin gjeografik të Novi Pazarit dhe mundësit që jep qeveria, duke shtuar se investimet në Novi Pazar janë  investim serioze për të gjithë rajonin.

Mahmutoviç thotë se në qoftë se banka e Turqisë "Halk Bank" hapet në Serbi, sepse në Maqedoni punon shumë mirë, do të jetë një sinjal pozitiv për investimet e biznesmenëve turq në Serbi.

Kryetari i MATTO Ejup Kahveçi ka deklaruar se së bashku firmat e Maqedonisë dhe Turqisë duan të investojnë në tregun e tretë, kështu që do të ishte më mirë për to sepse është vendi më i afërt. Kahveçi theksoi; "Serbia ka popullatë më të madhe në Ballkan, histori të vjetër dhe bashkëpunim ekonomik me Turqinë. Me gjithë këto përparësi bashkë me firmat e Maqedonisë duam të investojmë në Serbi. Sot bëmë hapin e parë dhe presim rezultate pozitive".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın