Ekonomi

Bie çmimi i naftës pasi Arabia Saudite rikthen shumicën e prodhimtarisë

Prodhimi ditor i naftës në dy fabikat kyçe të Aramco-s është 6,2 milionë fuçi, krahasuar me nivelin para sulmeve prej 7 milionë

Övünç Kutlu  | 27.09.2019 - Përdıtësım : 30.09.2019
Bie çmimi i naftës pasi Arabia Saudite rikthen shumicën e prodhimtarisë

Ankara

Çmimet e naftës së papërpunuar kanë vazhduar të bien pasi Arabia Saudite ka rikthyer pjesën më të madhe të prodhimtarisë në nivelet e para sulmeve, duke u dhënë fund shqetësimeve se furnizimi global me naftë do të mbetet i ulët për pjesën e mbetur të vitit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Brent tregtohej për 62,28 dollarë për fuçi në mëngjes, duke shënuar ulje prej 0,48 për qind pasi dje mbylli ditën me 62,58 dollarë për fuçi.

Marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) u tregtua për 56,19 dollarë në të njëjtën kohë, duke shënuar ulje prej 0,15 për qind nga dita paraprake kur ishte 56,27 dollarë për fuçi.

Prodhimi i naftës në Arabinë Saudite u rrit shumë më lartë se sa parashikohej, andaj shkaktoi rënien e çmimeve.

Prodhimtaria e naftës në dy fabrikat kyçe të Aramco-s tani është 6,2 milionë fuçi në ditë (mbpd), në krahasim me nivelin para sulmeve prej 7 milionë fuçi në ditë.

Poashtu u raportua se Arabia Saudite ka rikthyer pjesën më të madhe të prodhimtarisë në nivelin para sulmeve në rafineritë e naftës në Abqaiq dhe në fushën e naftës Khurais.

Përderisa kapaciteti i rafinerisë në Abqaiq është rikthyer në 4,9 mbpd krahasuar me 5,5 mbpd para sulmeve, Khurais aktualisht operon në nivelin pre 1,3 mbpd krahasuar me 1,5 mbpd para sulmeve.

Në anën tjetër, perspektiva globale e konsumit të naftës u shndërrua në pozitive pas lajmeve se SHBA dhe Kina do të rifillojnë bisedimet tregtare në 10 tetor.

Mediat raportuan se një raund i ri i bisedimeve mes dy ekonomive më të mëdha botërore do të zhvillohet në Washington, ku zv/kryeministri kinez Liu He do të përfaqësojë delegacionin e Pekinit.

Presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën tha se Kina "ka dëshirë të madhe" për të arritur marrëveshje tregtare dhe se marrëveshja mund të arrihet më herët se sa pritej.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.