Politikë, Bota, Ekonomi

Biden bisedën e parë telefonike do ta zhvillojë me kryeministrin kanadez

“Pres që ata me siguri do të diskutojnë marrëdhëniet e rëndësishme me Kanadanë si dhe vendimin e (Biden) mbi gazsjellësin Keystone", tha Jen Psaki në konferencën e saj të parë për media

Servet Günerigök  | 21.01.2021 - Përdıtësım : 21.01.2021
Biden bisedën e parë telefonike do ta zhvillojë me kryeministrin kanadez

Washington DC

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden bisedën e parë telefonike me një udhëheqës të huaj do ta zhvillojë të premten me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, bëri të ditur të mërkurën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pres që ata me siguri do të diskutojnë marrëdhëniet e rëndësishme me Kanadanë si dhe vendimin e (Biden) mbi gazsjellësin Keystone", tha Jen Psaki në konferencën e saj të parë për media.

Psaki tha se nuk ka plane për një telefonatë midis Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin dhe thirrjet e hershme të presidentit të ri do të jenë me partnerët dhe aleatët e SHBA-ve.

Më herët, Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që i dha fund gazsjellësit Keystone XL. Ky veprim zemëroi kryeministrin e provincës Alberta të Kanadasë, Jason Kenney, i cili bëri thirrje për sanksione kundër SHBA-ve.

"Kjo është një goditje për ekonominë kanadeze dhe të Alberta-s", tha Kenney në një konferencë për media derisa iu përgjigj anulimit të gazsjellësit, i cili do të bartte rreth 830 mijë fuçi në ditë të naftës së rëndë të papërpunuar të nxjerrë nga fushat e rërës së naftës së Alberta-s deri në shtetin amerikan të Nebraskës.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.