Ekonomi

BE: Shkalla vjetore e inflacionit shënon rritje në muajin dhjetor

Shkalla më e ulët e inflacionit është regjistruar në Greqi me minus 2,4 për qind, e ndjekur nga Sllovakia me minus 1,2 për qind dhe Irlanda me minus 1 për qind

Tuba Şahin   | 20.01.2021
BE: Shkalla vjetore e inflacionit shënon rritje në muajin dhjetor

Ankara

Sipas zyrës së statistikave të Bashkimit Evropian (BE), në muajin dhjetor çmimet e konsumit në bllokun evropian kanë shënuar një rritje prej 0,3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Eurostat njoftoi se shkalla vjetore e bllokut evropian me 27 vende anëtare u rrit nga 0,2 për qind në muajin nëntor të vitit 2020.

Kjo shifër ishte 1,6 për qind në të njëjtin muaj të vitit 2019.

Krahasuar me një muaj më parë, respektivisht me nëntorin e vitit 2020, inflacioni vjetor shënoi rënie në nëntë shtete anëtare, rritje në dhjetë shtete anëtare dhe mbeti i qëndrueshëm në tetë shtete anëtare.

Shkalla më e ulët e inflacionit është regjistruar në Greqi me minus 2,4 për qind, e ndjekur nga Sllovakia me minus 1,2 për qind dhe Irlanda me minus 1 për qind.

Vendi i BE-së që regjistroi shkallën më të lartë të inflacionit është Polonia me 3,4 për qind, e ndjekur nga Hungaria me 2,8 për qind dhe Çekia me 2,4 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın