Ekonomi

BE-ja dhuron 53.7 milionë euro ndihmë për Etiopinë

Komisioni Evropian njoftoi se ndihma e re humanitare i është dhënë Etiopisë pas përleshjeve në rajonin Tigray

Ata Ufuk Şeker   | 19.04.2021
BE-ja dhuron 53.7 milionë euro ndihmë për Etiopinë

Bruksel

Bashkimi Evropian do të sigurojë 53.7 milionë euro ndihmë humanitare për Etiopinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Evropian njoftoi se ndihma e re humanitare i është dhënë Etiopisë pas përleshjeve në rajonin Tigray.

Më tej thuhet se 53.7 milionë euro do t'i jepen Etiopisë për t'u përdorur për nevojat urgjente të komuniteteve të zhvendosura për shkak të konfliktit dhe ndryshimeve klimatike.

Duke kujtuar se ka rreth 770 mijë refugjatë nga vendet e tjera afrikane në Etiopi, gjithashtu u theksua se BE-ja vitin e kaluar i dha vendit 63 milionë euro ndihmë.

Qindra persona e kanë humbur jetën në përleshjet midis separatistëve dhe forcave të sigurisë në rajonin Tigray në veri të Etiopisë dhe në përplasjet midis grupeve etnike Amhara dhe Oromo.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) javën e kaluar njoftoi se në rajonin Tigray shumë njerëz vdiqën nga uria për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.

Etiopia mohon akuzat e urisë në provincën Tigray, ku vazhdon ende operacioni ushtarak kundër rebelëve.

Dhuna është rritur në vend përpara zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat janë planifikuar të mbahen më 5 qershor.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın