Ekonomi

Bashkëthemeluesi i Alibaba-s vendos të largohet nga bordi i SoftBank

Ky hap erdhi pasi SoftBank postoi një humbje rekorde prej 17 miliard dollarë në historinë e saj 39-vjeçare

Riyaz Khaliq   | 18.05.2020
Bashkëthemeluesi i Alibaba-s vendos të largohet nga bordi i SoftBank

Ankara

Miliarderi kinez Jack Ma do të jap dorëheqje nga SoftBank, duke i dhënë fund një bashkëpunimi 13-vjeçar me gjigantin e telekomit japonez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Jack, bashkëthemelues i Alibaba, do të japë dorëheqjen më 25 qershor, raportoi e përditshmja kineze Global Times.

"Nuk është e pazakontë që Jack Ma të japë dorëheqjen nga bordi i #Softbank, pjesërisht sepse ai dëshiron të pensionohet, dhe gjithashtu sepse ai mund t'i kushtojë më shumë vëmendje sektorëve të tjerë siç është filantropia në të ardhmen", raportoi e përditshmja kineze.

Kjo erdhi pasi Fondi-Vizion Corp i Grupit SoftBank postoi një humbje prej mbi 17 miliardë dollarë në vitin e fundit fiskal që përfundoi në mars. Kjo është humbja më e rëndë që ka pësuar ndërmarrja në historinë e saj 39-vjeçare.

Grupi SoftBank pësoi humbje masive në dy degët e saj, përfshirë WeWork Cos Inc, një kompani e pasurive të patundshme; dhe Uber Technologies Inc. Të dy kompanitë janë me bazë në SHBA.

Grupi SoftBank është përcaktuar për ndryshime të nivelit të lartë, përfshirë tre drejtorë të rinj.

"Situata është jashtëzakonisht e vështirë", tha themeluesi i SoftBank, Masayoshi Son, në një konferencë shtypi sot. 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın