Ekonomi

Anketë: 28 për qind e francezëve marrin para hua për t'i paguar faturat

Sipas anketës së publikuar nga kompania kërkimore Intrum, 28 për qind e të anketuarve janë shprehur se kanë marrë hua për të paguar faturat e tyre në gjashtë muajt e fundit

Yusuf Özcan   | 01.12.2021
Anketë: 28 për qind e francezëve marrin para hua për t'i paguar faturat

Paris

Një anketë e kryer në Francë zbuloi se 28 për qind e francezëve marrin para hua për të paguar faturat e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas anketës së publikuar nga kompania kërkimore Intrum, 28 për qind e të anketuarve janë shprehur se kanë marrë hua për të paguar faturat e tyre në gjashtë muajt e fundit. Vitin e kaluar, kjo normë ishte 21 për qind.

27 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se u është dashur t’i paguajnë faturat me vonesë për arsye ekonomike, kurse 49 për qind e pjesëmarrësve kanë thënë se kjo situatë është e shpeshtë.

32 për qind e francezëve kanë deklaruar se kanë marrë hua sa 25 për qind e të ardhurave të tyre mujore për të plotësuar nevojat elementare. Ndërkaq, siç njoftohet, kjo normë është 25 për qind në Evropë.

Përqindja e personave që kanë pasur vështirësi në pagesën e faturave dhe kursim parash me përkeqësimin e gjendjes së tyre ekonomike në muajt e fundit ka qenë 40 për qind, kurse kjo normë ka qenë 37 për qind në Evropë.

36 për qind e të anketuarve mendojnë se përkeqësimi i kushteve ekonomike vjen si pasojë e ndalimit të ndihmës nga qeveria për kompanitë e prekura nga pandemia e koronavirusit (COVID-19).

67 për qind e pjesëmarrësve, nga ana tjetër, fajësojnë inflacionin për rritjen e çmimit të karburanteve dhe produkteve ushqimore.

67 për qind e francezëve po ashtu janë të shqetësuar për ndikimin negativ të inflacionit në ekonomi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın