Ekonomi, Koronavirusi

Algjeri, të ardhurat nga gazi natyror dhe nafta mund të pësojnë ulje nga pandemia

Eksportet e kompanisë Sonatrach në shtator të këtij viti u ulën me 41 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Hamdi Yıldız   | 20.10.2020
Algjeri, të ardhurat nga gazi natyror dhe nafta mund të pësojnë ulje nga pandemia

Algjeri

Të ardhurat e kompanisë algjeriane të naftës Sonatrach nga eksporti i gazit natyror dhe naftës këtë vit, për shkak të pasojave negative të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), mund të jenë më të ulëta deri në 10 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një deklaratë nga autoritetet e vendit theksohet se eksportet e kompanisë në shtator të këtij viti ishin më të ulëta për 41 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Autoritetet algjeriane vlerësojnë se të ardhurat nga gazi natyror dhe nafta do të ulen me 10 miliardë dollarë këtë vit. Të ardhurat e eksportit të kompanisë, të cilat arritën në 33 miliardë dollarë vitin e kaluar, pritet të bien në 23 miliardë këtë vit për shkak të uljes së kërkesës për energji pas shpërthimit të pandemisë COVID-19. 

Ndërsa ekonomia algjeriane bazohet në eksportet e energjisë, ajo ndikohet seriozisht nga zhvillimet në tregjet e naftës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın