Ekonomi

Afrika humb miliarda dollarë për shkak të sistemit të dobët të llogarive financiare

Forumi i Menaxhimit të Financave Publike është dakorduar për krijimin e Shoqatës Afrikane të Kontabilistëve të Përgjithshëm

Addis Getachew Tadesse   | 16.10.2019
Afrika humb miliarda dollarë për shkak të sistemit të dobët të llogarive financiare

Addis Ababa

Sistemi i dobët i llogarive të financave publike konsiderohet përgjegjës për humbjen e burimeve në Afrikë me vlerë prej 45 miliardë dollarë në vit, tha kreu i Financave të Paqes dhe Sigurisë pranë Komisionit të Unionit Afrikan, Selidji Gbaguidi, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për AA në margjinat e forumit tre-ditor mbi Menaxhimin e Financave Publike, Gbaguidi tha se: "Qeveritë e vendeve afrikane duhet të miratojnë një plan të përbashkët për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit në sektorin publik".

Forumi i Menaxhimit të Financave Publike 2019 u mbajt nën temën: Forcimi i Kontabilitetit të Sektorit Publik në Afrikë.

"Qeveritë në të gjithë Afrikën duhet të krijojnë mekanizma që do ta bëjnë menaxhimin e financave publike më efikase", tha Gbaguidi.

Sipas tij, ka patur probleme në Afrikë sa i përket përgjegjësisë së auditorëve të përgjithshëm. "Pavarësia e auditorëve të përgjithshëm dhe auditimit që është pa ndikime politike janë diskutuar detajisht", shtoi ai.

Ai tha se me pjesëmarrësit kanë diskutuar dhe arritën mirëkuptim mbi nevojën e krijimit të një Shoqate Afrikane të Kontabilistëve të Përgjithshëm (AAAG).

Sipas Komisionit të Unionit Afrikan forumi "kërkon të stimulojë dialogun dhe të forcojë udhëheqjen dhe bashkëpunimin midis vendeve anëtare, profesionistëve dhe organeve të kontabilitetit, me qëllim të përshpejtimt urgjent të përparimit drejt kontabilitetit të shëndoshë të sektorit publik".

Më herët në një fjalim të mbajtur gjatë forumit, ministri i Financave të Etiopisë, Admassu Nebebe tha se: "Një sistem efektiv i menaxhimit të financave publike është i rëndësishëm për stabilitetin makro-ekonomik, përdorimin efektiv të burimeve të disponueshme dhe promovon rritjen gjithëpërfshirëse përmes investimeve për të varfërit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın