Ekonomi, archive

Aeroporti i Dubait kishte më shumë pasagjerë në botë në 2014

Aeroporti ndërkombëtar në Hong Kong, Chek Lap Kok, arriti një qarkullim prej 61.8 milion pasagjerësh dhe është aeroporti më i vizituar në Azi, dhe i treti në botë në 2014.

02.01.2015
Aeroporti i Dubait kishte më shumë pasagjerë në botë në 2014

HONG KONG – Aeroporti ndërkombëtar i Dubait kishte qarkullimin më të madh në botë për vitin 2014, sipas raportit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar në Dubai në 12 muaj kaluan 68.9 milion pasagjerë, ku u tejkalua aeroporti Heathrow në Londër, që kryesonte në vitin 2013. Heathrow, në të cilin, vitin e kaluar, përshkuan 67.8 milion pasagjerë, është aeroporti i dytë në botë.

Aeroporti ndërkombëtar në Hong Kong, Chek Lap Kok, arriti një qarkullim prej 61.8 milion pasagjerësh dhe është aeroporti më i vizituar në Azi, dhe i treti në botë në 2014, thuhet në raport.

Aeroporti i Hong Kong-ut ndiqet nga aeroportit i Parisit Charles de Gaulle, pastaj Schipol në Amsterdam, Changi në Singapor, aeroporti i Frankfurtit në Gjermani, aeroportit Ndërkombëtar Incheon në Korenë e Jugut, ai i Tajlandës Suvarnabhumi dhe aeroporti Ataturk në Stamboll.

Aeroporti Ndërkombëtar Ataturk nga vendi i 11 në 2013, vendoset në pozitën e 10, duke rritur qarkullimin në 11 për qind për një vit. Në raporti nuk është marrë parasysh trafiku i brendshëm.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın